Lulzim Basha ia ka kushtuar çmimeve të karburantit fjalimin e së shtunës në çadër.
Duke folur para të pranishmëve, kreu i PD tha se demokracia është një kontratë mes popullit dhe një grupi që merr përsipër qeverisjen përmes programeve.
“Nëse ai që merr përsipër të drejtojë vendin dështon, atëherë nuk largohet populli por qeveria” – tha Basha që sipas tij , e drejta e votës është hyjnore e dhënë nga Zoti.
“Premtimet e Ramës u kthyen njëri pas tjetrit në mashtrime. Sot kemi problemin e çmimit dhe cilësisë së hidrokarbureve. Çmimi i rritur i naftës, i gazit dhe i energjisë elektrike është një nga faktorët kryesorë të varfërisë” – tha sot Lulzim Basha. /javanews/b.d