Policia e Tiranës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm rreth orës 03:25, në një pikë për grumbullimin e hekurit në Vaqarr, pronësi të shtetasit J. C., kanë hyrë tre shtetas për ta grabitur.
Policia njofton se ata janë diktuar nga roja e pikës janë janë larguar menjëherë pa arritur të marrin gjë. Pas denoncimit, mësohet se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /b.d