Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë vizituar sot Parkun e ri të lojrave në Liqenin Artificial të Tiranës.
Ata kanë zhvilluar takime me sportistë të rinj pranë fushave të reja në Liqenin Artificial.
Kryeministri Rama është shprehur se këto fusha i japin Parkut të Liqenit një dimension të ri dhe qytetit të Tiranës i shtojnë disa fusha sportive, që më parë i mungonin. Gjithashtu ai theksoi se hapësirat e gjelbërta dhe sportive në kryeqytet do të shtohen duke i mundësuar kështu të rinjve më tepër hapësira për të zhvilluar disa lloje sportesh.
Kryeministri Rama ka rikujtuar edhe njëherë atë që ai e ka cilësuar si beteja absurde kundër parkut të lodrave.
Më pas Ramna dhe Veliaj kanë zhvilluar një lojë basketbolli me të rinjtë në Parkun e Liqenit.