“Serbia rrezikon suspendimin nga garat nëse përsëriten këto ngjarje”, ka thënë Presidenti i UEFA-s, Alekandar Ceferin, duke iu referuar huliganizmit që është shfaqur në futboll, duke kujtuar edhe ngjarjen që ndodhi në sfidën Serbia – Shqipëria.
Kreu i UEFA-s, Alekandar Ceferin, i cili ka nisur turin e vizitave në Ballkan – ka qëndruar në Serbi, në një vend ku huliganizmi është shumë i shfaqur në futboll.
Ai ka paralajmëruar serbët se mund të përjashtohen nga kjo organizatë nëse nuk punohet për largimin e huliganizmit nga stadiumet e futbollit.
Një rast ku huliganizmi kishte kaluar çdo limitë në Serbi, ishte ndeshja me Shqipërinë në natën e 14 tetorit të vitit 2014
“Duhet të jemi të qartë, veprimet e këtyre ultrasve nuk duhen të tolerohen në stadiume. Serbia rrezikon suspendimin nga garat nëse përsëriten këto ngjarje, dhe kjo do të ishte një katastrofë për serbët”, ka deklaruar Ceferin, citohet ”Express”. (b.an)