Raudha Athif, modelja 21-vjeçare nga Maldivet është gjetur e vdekur në konviktin e fakultetit të mjekësisë në Bangladesh, aty ku studionte. Vdekja e modeles është konsideruar si vetëvrasje pasi autoritetet e gjetën të vdekur mesditen e të mërkurës. Kujdestarja e konviktit, Mahmuda Begum tha se Raudha Athif dukej gjithmonë e lumtur dhe s’mund ta besonte që ajo do vetëvritej. Modelja ka dalë gjithashtu në kopertinën e revistës “Vogue India” në tetor të 2016-ës. Raudha u bë e famshme në 2014-ën kur një foto e saj e shkrepur nga fotograf Sotti bëri xhiron e internetit duke e quajtur modelen si “Vajza nga Maldivet me sy gurëkali”./revistawho.com