Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë bashkuar sërish por kësaj here në një sipërmarrje të përbashkët të biznesit.
Dy aktorët, ish bashkëshortë janë duke shitur vajin e tyre të ullirit ekstra të virgjër të quajtur “Miraval”.
Vaji është prodhuar në 26 akra tokë në Chateau Miraval, pranë 62 milionë dollarëshe franceze të çiftit të cilët po e mbajnë ende së bashku.
Vaji i ullirit “Miraval” raportohet se ka qenë në shitje në Francë në çmimin 30 dollarë për shishe, shkruan Glamour Living.
Sipas një burimi limiti i parë i produktit do të përfshijë vetëm 10 000 shishe që do të jenë ekskluzive vetëm për Europën por për një kohë të shkurtër do të mund të bëhen dërgesa edhe në SHBA.
Faqja e internetit “Famille Perrin” që e shet vajin e ullirit të dy aktorëve e përshkruan si ‘Vaj të ëmbël me bajame, lajthi, dhe artiçok, dhe me një aromë bari të freskët.
Vaji është i paketuar në shishe të zezë të përbërë nga guri ranor për ta mbrojtur vajin nga rrezet ultra violet./Albeu.com/