Aktori i famshëm turk Yurdaer Okur është arrestuar në flagrancë dje nga policia e Qipros turke pasi u kap me 1 gram drogë. Sipas mediave turke bëhet e ditur se Okur, i njohur për rolin e Uluç Bayraktar në serialin “Karaday”, është arrestuar në aeroportin Ercan në Nikosia (Lefkosa), në Qipro.
Ai u dërgua në rajonin e policisë pas sinjalit të dhënë nga detektorët. Aty u kontrollua imtësisht dhe rezultoi se kishte 1 gram kanabis. Ai do të paraqitet sot para gjykatës, e cila do vendosë nëse do ta lërë të lirë apo do të marrë masa sigurie. Sipas ligjeve të Qipros, ai që kapet me Kanabis ose dëbohet ose burgoset.