Bashkia e Vlorës me anë të një njoftimi ka lajmëruar qytetarët të mos afrohen në zonën përballë teatrit “Petro Marko”, të shtunë në orën 13:00. Njoftimi duhet dëgjuar nga të gjithë, pasi mësohet se në këtë zonë do ketë një shpërthim me tritol për të rrëzuar pallatin 4-katë në Vlorë tek “Tre Racat”.
Përveç se nuk duhet të afrohen pranë pallatit që do të shembet, banorët pranë tij duhet të marrin një sërë masash që të shmangin dëmet në banesat e tyre, të hapin dritaret, të ulin në dysheme pajisjet si televizor apo orendi të tjera shtëpiake.
Më herët IKMT i dorëzoi pronarit vendimin e shembjes, ndërsa nisën edhe çmontimin e skelave dhe ambienteve të tjera, për t’i hapur rrugë shembjes me shpërthim. Policia ka bërë rrethimin e zonës.
Këshilli i Ministrave ka nxjerrë nje vendim për shpronësimin e tij me një vlerë të konsiderueshme, me rreth 600 mijë euro. Pritet që kjo zonë të kthehet në lulishte ashtu siç kishte paralajmëruar më herët kryeministri Rama.
ma.me