Diego Maradona do të padisë kompaninë japoneze Konami, për përdorimin e imazhit të tij në PES 2017.
Ai tha se vetëm ka mësuar për këtë fakt dhe ka njoftuar avokatin e tij për të ngritur padi ndaj Konami. “…kam mësuar se kompania japoneze Konami ka përdorur imazhin tim në një video të Pro Evolution Soccer PES 2017.
Kam njoftuar avokatin tim, i cili do të marrë veprimet e nevojshme ligjore”, ka shkruar Maradona në Facebook, përgatiti ”Express”. (b.an)