Presidenti Francës, François Hollande dhe ai i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier kanë bërë thirrje që BE-ja të ketë udhëheqje franko-gjermane për të siguruar të ardhmen e Evropës.
“Gjermania dhe Franca do të duhet të marrin përgjegjësi më të madhe, për të realizuar shpresat e evropianëve”, tha Steinmeier gjatë vizitës së tij në Paris, transmeton kp.
Deklarata e dy presidentëve vjen një ditë pasi Britania e Madhe dorëzoi kërkesën për fillimin e shkëputjes nga Bashkimi Evropian. (b.an)