Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në TV Klan ka deklaruar se ende nuk është zgjedhur kandidati për zgjedhjet vendore në Kavajë.
Rama tha se nuk e kemi vendosur se cili do jetë kandidati për Kavajën, por kemi kërkuar kandidatura nga Partia Socialiste e Kavajës dhe do t’a vendosim ditën e dielë.
Ai theksoi se kandidati do të zgjidhet nga Partia Socialiste, pasi Kavaja është një bashki që propozimin e ka PS-ja dhe ajo do ta zgjedhë.
Z.Kryeministër pse e vendoset kandidatin e Kavajës, pa u konsultuar me LSI-në?
Kryeministri: Se kemi vendosur kandidatin e Kavajës, kemi kërkuar kandidaturat nga Partia Seocialiste e Kavajës dhe do t’a vendosim ditën e dielë.
Kjo do të thotë se LSI-ja aludon në qëndrimin e saj?
Kryeministri: Më bëtë një pyetje dhe dhashë një përgjigje dhe ndërkohë normalisht siç funksionon marrëveshja e koalicionit, duke qenë se Kavaja është një bashki që propozimin e ka Partia Socialiste, ajo do bëjë propozimin.
Shiko videon:
a.ç