Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.
I arrestuari është Klejvis Gjatari, person me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vrasje.
Blutë e Vlorës e kanë arrestuar autorin në lagjen “Ujë i Ftohtë”. I arrestuari akuzohet per një sërë veprash penale, si vrasje, plagosje, pengmarrje, armëmbajtje pa leje etj.
Ne videon me poshte do te shikoni momente kur i arrestuari shoqerohet per ne komisariat nen pranine e forcave te shumta policore.
a.ç