Policia ka nisur procedimin penal ndaj ish deputetit të PD-së, Myslym Murrizi. Shkak për këtë është bërë dhuna verbale dhe fjalori banal i përdorur prej tij ndaj punonjësit të policisë, i cili po kryente detyrën. Policia ka shkuar në shtëpi për të ndaluar ish- deputetin e PD-së, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së së Lushnjes, por nuk e ka gjetur. Mbi Murrizin rëndojnë një seri akuzash duke filluar që nga rezistenca për të mos zbatuar ligjin, deri tek fyerja publike e punonjësit të policisë, i cili ishte në krye të detyrës. Fjalori i përdorur nga Murrizi dhe ofendimet në adresë të policit dhe policisë ishin mjaft banale, duke përbërë një rast klasik ku përfaqësimi politik shkel haptazi dhe dhunon ligjin. Murrizi u ndalua nga policia për mosvendosje të rripit të sigurimit në makinë. Ai nuk pranoi të jepte dokumentat, si dhe kaloi në fyerje publike ndaj policit, i cili thjeshtë po zbatonte ligjin.
Kreu aktual i PD-së në Lushnje e filmoi gjithë skenën dhe e publikoi në “Facebook”. Më pas u be pishman dhe e fshiu. Pas asaj ngjarjeje Policia ka nisur procedimin penal ndaj tij. ma.me