Një zjarr i fuqishëm i ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej, në Lezhë.
Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor fare pranë kishës së fshatit. Autoritetet lokale kanë kërkuar ndërhyrjen e zarrfikësve pasi situata paraqitet e rëndëuar.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa nuk përjashtohet as zjarrvënia e qëllimshme.
a.ç