Fuqizimi i grave dhe vajzave nuk është një synim vetëm për gratë por është synim shumë i rëndësishëm edhe për baballarët, vëllezërit dhe për djem. Me këto fjalë u shpreh ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në një ekspozitë kundër diskriminimit. Zyrtari i lartë tha se është e nevojshme që të gjithë të dalin në mbrojtje të grave.
“Fuqizimi i grave dhe vajzave nuk është një synim vetëm për gratë por është synim shumë i rëndësishëm edhe për baballarët, vëllezërit dhe për djem. Me 16 dhjetor 2012 në një autobus në Neës Delhi përdhunuan në grup një vajzë 23 vjeçare, ata jo vetëm e përdhunuan por e rrahën për vdekje. Pas vdekjes së saj më shumë se 100 mijë protestues, të vjetër dhe rinj, burra dhe gra u mblodhën para zyrës së Kryeministrit për të kërkuar drejtësi. Është thelbësore që të gjithë ne burra dhe gra të dalim në mbrojtje të fuqizimit të grave dhe vajzave dhe të kundërshtojmë dhunën, diskriminimin dhe paditurinë”, tha Lu.
a.ç