Ministri i Jashtëm grek Nikolaos Kotzias gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka folur për një frymë tejet pozitive për marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Kotzias është ndalur tek raportet mes dy vendeve, situatës në rajon, por edhe marrëveshjet e arritura.
Por jo vetëm kaq, pasi ai konferencën e ka kaluar edhe me humor ku në fund të fjalës së përbashkët me ministrin Bushati, ngatërroi emrin e homologut të tij shqiptar. Duke shprehur falënderime për frymën e bisedimeve gjatë takimit të sotëm me ministrin Bushati, Kotzias e quajti atë “Dhimitri”. Pas kësaj është përgjigjur ministri Bushati, i cili tha “Unë jam Ditmiri”. Mes të pranishmëve u krijua humor pas kësaj situate, ndërsa vetë ministri grek tha “Edhe mua më thonë shpesh herë Nikos, dhe jo Nikolaos”.