Shtimi i rrezikut të tensioneve dhe përplasjeve në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe forcimi i rolit të Rusisë me ndërhyrjet e saj në rajon, përfshirë edhe zgjedhjet, kanë shtyrë Partinë Popullore Europiane që për herë të parë të miratojë një nga rezolutat më të forta për perspektivën europiane të rajonit.
Partia Popullore Europiane, e qendrës së djathtë që qeveris shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, nëpërmjet rezolutës shpreh vullnetin për të ndihmuar Ballkanin perëndimor nga ndërhyrja e vendeve të treta.
Nga 19 pikat e rezolutës duket se dy prej tyre kanë të bëjnë edhe me Shqipërinë. Në njërën prej tyre, megjithëse nuk përmend me emër Shqipërinë, problematika duket se i ngjan aktualitetit shqiptar.
Partia Popullore inkuarjojn të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.
Për kushtet e Shqipërisë, pjesëmarrja e plotë në proceset demokratike dhe institucione është një referencë e qartë për Parlamentin dhe për zgjedhjet.
Paragrafi tjetër thekson nevojën dhe urgjencën që Ballkani perëndimor të ecë përpara me reformën në drejtësi, duke vendosur shtetin e së drejtës dhe një gjyqësor transparent dhe të pavarur. Partia Popullore Europiane kërkon që të forcohet më tej procesi i dekriminalizimit për drejtuesit politikë.
Delegacioni i Partisë Demorkatike nuk mori pjesë gjatë votimit. Të kontaktuar nga Top Channel, burime në delegacion thanë se mospjesëmarrja lidhej me takimet biletarlae të kryetarit Basha. TCH
ma.me