“Nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve evropiane. Në 18 qershor, zgjedhjet duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane. Zgjedhjet të mos kthehen në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore.
Kriza politike na largon nga Bashkimi Evropian dhe njëkohësisht cenon ecurinë e të gjithë reformave të tjera. Reformat, jetike jo vetëm për integrimin dhe për të forcuar paqen sociale dhe stabilitetin politik në vend. Integrim evropian do të thotë nivel evropian të komunikimit në politikë.
Konflikti po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit”, u shpreh Meta.