Presidenti Gjorgje Ivanov duhet menjëherë t’ia ndajë mandatin shumicës parlamentare dhe ti jap fund krizës në Maqedoni, kërkoi ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Zigmar Gabriel.
“Egziston shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, e cila buron nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Shkalla e pasigurisë që aktualisht përballet vendi i zgjon emocionet e vjetra dhe përbën një rrezik të madh. Për këtë arsye duam të angazhohemi për tejkalimin e bllokadave në Ballkan, e posaçërisht në Maqedoni. Qëllimi është të shtohet kujdesi për krijimin e një bashkëjetesë paqësore dhe demokratike”, deklaroi diplomati gjerman.
Rreth shqetësimeve në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Maqedoni, Sigmar ka zhvilluar bisedime me homologun e tij spanjoll Alfonso Dastis në Berlin. (INA)
ma.me