Një person i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Range Rover” mesditën e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Elbasanit.
Viktima e këtij aksidenti është 35-vjeçari Ardian Rika. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është me targa AA 404 PD, i cili është përplasur me tre automjete të tjera të parkuara përpara se të përfundonte në trotuar ku edhe ka goditur për vdekje personin që udhëtonte me biçikletë
Ai është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, ndërsa policia po punon për ndalimin e tij.
a.ç