Bob Dylan më në fund vendos të tërheqë çmimin Nobel. Këtë fundjavë pritet që kantautori të marrë medaljen e Nobelit si dhe shumën prej 900,000 dollarësh. Në dhjetor kantautori refuzoi të merrte çmimin në Suedi, por këtë fundjavë ai do të jetë në Stokolm ku do të japë edhe 2 koncerte.
Raportohet se në ceremoninë e dorëzimit të çmimit mediat nuk do të jenë prezente. Dylan pas një heshtje të gjatë pasi fitoi Nobelin e papritur ka njoftuar përmes një letre para ceremonisë pamundësinë për të tërhqequr vetë çmimin. Por refuzimet e njëpasnjëshme marrin fund, kantautori amerikan tashmë pranon plotësisht çmimin.
ma.me