Javë më parë xhihadistë nga Ballkani që janë pjesë e ISIS-it, publikuan një video përmes së cilës ftuan të gjithë besimtarët mysliman që t’i bashkohen luftës së përgjakshme për të krijuar Kalifatin Islamik në Ballkan. Tani në internet është publikuar një këngë e cila tregon me radhë se cilat shtete do të sulmohen, për t’u pushtuar territoret e Ballkanit nga Shteti Islamik, transmeton Lajmi.net.
Ata që në këtë rast vetën e quajnë “Hilafeti Islam”, në këtë këngë thonë se fillimisht do të sulmohet Serbia, për të vazhduar më pas me Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje e Hecergovinën, dhe në fund Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Vargjet e këngës:
-Gëzohuni të gjithë ju ballkanas, ditë më të mira po ju vijnë pas , po ju vijnë myslimanët, ne jemi hilafeti islam.
– Gëzohu o Serbi, do të jesh pjesë e islamit dhe ti, edhe pse qejf nuk ki, ne jemi hilafeti islam.
-Bosnje e Hercegovinë, ja ku i ke muxhihidinët, do t’i vrasim murtedinët
-Gëzohu ti o Kroaci, do të të bjerë demokracia, ligjet e Zotit, drejtësi të gjithëve, ne jemi hilafeti islam.
-Gëzohu ti o Mal i Zi, së shpejti jemi te ti, do të jesh vendi ynë përsëri, ne jemi hilafeti islam.
-Gëzohuni Shqipëria, Kosova, Maqedonia, do t’ua kthejmë sheriatin, ne jemi hialfeti islam.
Në fund të kësaj kënge mesazh i dërgohet edhe presidentit amerikan Barack Obama, ku paraqiten fotomontazhe duke e qëlluar atë.
-Gëzohu dhe ti Obama, fitorja është jona, ne jemi bijtë e islamit, ne jemi hialfeti islam.
Ndërsa, kanali në Yutube “Rruga e Hilafetit” në të cilin është publikuar kjo video, tash e një kohë të gjatë thërret për xhihad dhe glorifikon luftën e Shtetit Islamik duke publikuar propagandë dhe xhirime të kësaj organizate terroriste.