Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Astrit Kotaj është liruar nga burgu. Kotaj fitoi lirinë në Gjykatën e Lartë. Ai u arrestua më 21 dhjetor të vitit të shkuar me kërkesë të prokurorisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kotaj u akuzua se gjatë përllogaritjes së dënimit të Lulzim Berishës kishte bërë gabime të qëllimshme, por vetë Kotaj e mohoi këtë akuzë.
Në seancën e orës 11 paradite Gjykata e Lartë e kryesuar si kolegj penal nga gjyqtari Artan Zeneli caktoi ndaj Kotajt masën e hetimit në gjendje të lirë dhe vendosi kushtin e detyrim paraqitjes ndaj tij pranë shërbimeve të policisë gjyqësore.