Në prag të 1 Prillit, në kohën kur përfundon zyrtarisht marrëveshja mes PS-LSI, një nga eksponentët më të rëndësishëm të LSI shprehet mbi të ardhmen e koalicionit duke dhënë sinjale pozitive.
Spartak Braho nëpërmjet një letre me titullin, ‘Refleksion’ të siguruar nga Shqiptarja.com shprehet se e ardhmja e koalicionit është rruga e tyre e përbashkët me qëllim përmbushjen e reformave.
“Koalicioni qeverisës PS-LSI të kalojë me prioritet ne zgjidhen e ceshtjet e paperfunduara, te kryeje reformen zgjedhore, reformen ne drejtesi etj, te zgjidhe krizen qe imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprerë.
Besoj se për këto qëllime të medha edhe në të ardhmen këto dy forca politike të të majtës shqiptare kanë një rrugë të përbashkët”.
Spartak Braho tregon edhe disa të vërteta që sipas tij gjatë rrugëtimit të PS-LSI e kanë trazuar koalicionin 4 vjeçar.
“Ministrat arrogantë ndaj LSI”, “Përshirja e PDIU” në koalicionin e majtë ishin disa nga momentet që ndërhynë për keq në lidhjen PS-LSI.
“Edhe disa veprime tendencioze e manipulative te strukturave ligjzbatuese per te krijuar imazh negative dhe alibira me synimin njollosjen e perfaqesuesve te LSI-se dobesuan kohezionin. Nuk u vleresua por u nevleresuan kritikat e LSI-se ndaj fenomenit kanabizimit te territorit gjate vitit 2016 dhe u konsideruan keto si tendencioze.Tek disa ministra te vecante te saj u vune re shenja arrogance dhe megallomanie te “partise se madhe qe spyet per aleatin e saj kryesor. EDHE veprimi i Partise Socialiste per futjen ne qeverisje dhe koalicion te PDIU-se ndonese u tha se ishte levizje taktike e Rames, gjykoj se ishte e pamotivuar, e pakonsultuar dhe jasht parimeve te Mareveshjes per Shqiperine Europiane“.
“Edhe veprimi i Partise Socialiste per futjen ne qeverisje dhe koalicion te PDIU-se ndonese u tha se ishte levizje taktike e Rames, gjykoj se ishte e pamotivuar, e pakonsultuar dhe jasht parimeve te Mareveshjes per Shqiperine Europiane“, shprehet Braho.