Ajo tha se prioritet do të kenë të rinjtë, romët, gratë, por edhe emigrantët e rikthyer në vend.
“Në panair janë pjesëmarrëse 80 kompani dhe kanë deklaruar 5 mijë vende pune të lira për të gjithë punëkërkuesit. Prioritet në kompanitë e komunikimit, sistemit bankar apo shërbimet kanë të rinjtë, gratë, romët, por edhe emigrantët që janë rikthyer. Një mijë punëkërkues mund të punësohen menjëherë në ditët e para të panairit. Panairi i këtij viti është vazhdimësi ku mijëra punëkërkues arritën që të gjenin një punë në vitet e kaluara. Qeveria ka një vëmendje të veçantë ndaj punësimit” deklaroi ajo.