Ambasadori britanik në BE, Tim Barrow, ka dorëzuar sot në Bruksel kërkesën zyrtare për largimin e Britanisë së Madhe nga familja europiane.
Dokumenti i nënshkruar nga kryeministrja Theresa May i është dorëzuar Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Ky i fundit e ka konfirmuar marrjen e letrës ndërsa ka njoftuar se “Britania ka dorëzuar kërkesën për daljen nga BE”.
Menjëherë pas aktit, kryeministrja May ka drejtuar nje mbledhje qeverie për t’u koordinuar per hapat e mëtejshëm, ndërsa ka informuar edhe parlamentin per nisjen e Brexit. /b.d