Vrasësit më mizorë në histori kanë pasur fiksimet e tyre. Fjalët e fundit të tyre, në disa raste tregojnë ndonjë nga arsyet që i çuan të kryenin vrasje.
1.Peter Kurten
Krimi: Vrasje/delikt seksual
Viktima të identifikuara: 9+
Metoda: Therje/çekan
Data e vrasjes së tij: 6 korrik 1931 (në moshën 48-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Gijotina
Fjalët e fundit: “Më thoni. Pasi ma preni kokën, a do të mund të dëgjoj, së paku një moment tingullin e gjakut tim se si rrjedh nga qafa ime? Kjo do të ishte kënaqësi që do të përfundonte të gjitha kënaqësitë”!
2.John Wayne Gacy
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 33
Metoda: Ngufatje/Therje
Data e vrasjes së tij: 10 maj 1994 (në moshën 52-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Më puthni në prapanicë”!
3.Aileen Wuornos
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 7
Metoda: Luante prostitutën, plaçkiste dhe vriste me armë
Data e vrasjes së saj: 9 tetor 2002 (në moshën 46-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Do të doja të them: notoj me gur e do të kthehem si në Ditën e Pavarësisë, me Jezuin, më 6 korrik, si në film, anije e të gjitha. Do të kthehem”!
4.James French
Viktima të identifikuara: 2 (ka vrarë edhe shokun e qelisë)
Metoda: Vriste motoçiklistin që e merrte kur kërkonte transport
Data e vrasjes së tij: 10 gusht 1966 (në moshën 30-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Karrigia elektrike
Fjalët e fundit: “Çka po mendoni për këtë titull: French fries (patate të skuqura)!
5.Robert Alton Harris
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 2
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 21 prill 1992 (në moshën 39-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Dhoma e gazit
Fjalët e fundit: “Ndoshta je mbret, ndoshta je pastrues rrugësh, por ne të gjithë vallëzojmë me vdekjen”!
6.Thomas J. Grasso
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 2
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së tij: 20 mars 1995 ( në moshën 32-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Nuk i mora shpagesat. Doja shpagesa. Dua që këtë mediat ta dinë”!
7.Manuel Pina Babbit (veteran)
Krimi: Vrasje/plaçkitje/sulme
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: E panjohur
Data e vrasjes së tij: 4 maj 1999 (në moshën 50-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Kuriozitet: Gjatë pritjes së ekzekutimit, u dekorua për lëndim në Luftën e Vietnamit
Fjalët e fundit: “Po ua falë të gjithëve”!
8.Barbara Graham
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Rrahje me revole/ngufatje
Data e vrasjes së saj: 3 qershor 1955 (në moshën 31-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Dhoma e gazit
Fjalët e fundit: “Njerëzit e mirë janë aq të sigurt se kanë të drejtë”!
9.Edward Kelly
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 6
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 11 nëntor 1880 ( në moshën 25-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Varje
Fjalët e fundit: “E tillë është jeta”!
10.Amelia Dyer
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 6 të lënduar, i përshkruhen mbi 400 (që të gjithë fëmijë)
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së saj: 10. qershor 1896.
Metoda e vrasjes së saj: Varje
Fjalët e fundit: “S’kam çfarë të them”!
11.William Bonin
Krimi: Vrasje/sodomi/trazira
Viktima të identifikuara: 21-36
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së tij: 23 shkurt 1996 (në moshën 49-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “I sugjeroj çdo personi që mendon të bëjë diçka të rëndë dhe kundër ligjit, që së pari të shkojë në një vend të qetë dhe të mendojë mirë”!
12.Peter Manuel
Krimi: Vrasje/dhunime
Viktima të identifikuara: 7-9
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 11 korrik 1958 (në moshën 31-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Varje
Fjalët e fundit: “Ngrini zërin e radios dhe do të shkoj i qetë”!
13.Dr. Marcel Petiot
Krimi: Vrasje/plaçkitje
Viktima të identifikuara: 27 + (hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore)
Metoda: Helmim (u premtonte strehë dhe ikje në liri)
Data e vrasjes së tij: 25 maj 1946 (në moshën 49-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Gijotina
Fjalët e fundit: “Zotërinj, e kam këshillën e fundit: Kthehuni, se kjo nuk do të jetë pamje e njëjtë”!
14.Gary Burris
Krimi: Vrasje/plaçkitje
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 20 nëntor 1997 (në moshën 40-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Më teleportoni”!
15.Mario Benjamin Murphy
Krimi: Vrasje me pagesë
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Shufër hekuri/Therje
Data e vrasjes së tij: 17 shtator 1997 (në moshën 25-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Sot është ditë e mirë për të vdekur. Po ju fal të gjithëve. Shpresoj t’ju fali edhe Zoti”!
/b.d