Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i ri i Bashkisë Tiranë ka ftuar qytetarët të shprehin mendimet e tyre për tre çështjet që i konsiderojnë si më emerjentet.
Veliaj shkruan se edhe pak ditë na ndajnë për të përveshur mëngët për ndryshimin që qytetarët kërkuan. “Tirana ka nevojë për shumë punë, punë, punë!” – shkruan ai.
Ndërkohë, kryebashkiaku i ri i Tiranës duke folur për “Java News” tha se puna e parë që do të bëjë është pastrimi i kryeqytetit.