Antoine Griezmann është futbollisti i parë, goli i të cilit është anuluar nga teknologjia më e re.
Ndeshja miqësore ndaj Spanjës është e para në të cilën u testua teknologjia me video. Teknologjia ka shërbyer shumë në ndeshjen miqësore ndërmjet Francës dhe Spanjës
Teknologjia e përsëritjeve të rasteve të dyshimta në futboll, ka vënë në vend dy gabime të gjyqtarëve anësorë në ndeshjen Francë – Spanjë.
Fillimisht Franca shënoi me anë të Antonie Griezmann, por pas shikimit të videos së përseritur, goli është anuluar për pozitë jashtë loje. Krejt e kundërta ndodhi me Spanjën, pasi fillimisht u anulua goli i Gerard Deulofeut, ndërsa pas shikimit në video të përsëritur, goli është pranuar.
Kujtojmë se Spanja këtë ndeshje e fitoi 0:2, përgatiti ”Express”. (b.an)