Maturantët në të gjithë vendin kanë nisur plotësimin e formularit A1 për lëndët me zgjedhje. Ora News ka ndjekur nga afër sesi shkon procesi në një prej gjimnazeve të Tiranës ndërsa duket se ndryshe nga vitet e shkuara këtë herë maturantët janë të informuar.
Maturantët kanë nisur nga e shtuna plotësimin e formularit A1 nëpër shkolla me qëllim regjistrimin në portal si dhe zgjedhjen e 2 lëndëve në të cilat do të testohen. Në gjimnazin “Sami Frashëri” klasat e maturave i plotësojnë formuarët A1 sipas një rendi të përcaktuar nga drejtoria.
Emirjeta Luzi mësuese që asiston maturantët gjatë plotësimit të formularit sqaron se si shkon procesi.
Luzi: Klasat vijnë sipas orareve të përcaktuara, më përpara janë bërë regjistrimet dhe plotësimi i formularit A1, ndërkohë këtu plotësohen dy të dhëna të tjera, printohet dhe çdo nxënës merr dy kopje që i firmos dhe pastaj sistemohen në listat e klasave. Janë të sqaruar etapë pas etape nga mësuesit kujdestarë, nga grupi punës, nga drejtuesit e shkollës.
Nga ana tjetër edhe një maturante shpjegon se si po e plotëson fomularin, raporton “Ora News”.
Maturantja: Po plotësojmë formularin A1 nga fillimi, po hedhim lëndët me zgjedhje, gjuha e detyruar dhe nëse aplikojmë për jashtë vendit apo jo.
Në gjimnazin “Sami Frashëri” plot 530 maturantë janë njohur prej disa kohësh me të gjitha procedurat dhe rregulloret për plotësimin e formularit. Maturantët kanë afat për plotësimin e A1 deri në datën 5 prill.
ma.me