Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proçeduar në gjendje të lirë pasi janë autorë të disa grabitjeve të televizorëve në kryeqytet. Në pranga kanë rënë Ilir Rrasa 40 vjeç, Elirjan Rrasa 23 vjeç, Agim Hajdari 45 vjeç dhe është proçeduar në gjendje të lirë një 19 vjeçare me iniciale M.Rr.
Tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 4 TV “Samsung”, disa pije të ndryshme, një shumë monetare prej 10 mijë lek të reja. Policia ka sekuestruar një pistoletë Bloë Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35 dhe një televizor i markës Samsung 42.
Vjedhjet
1- Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës SAMSUNG 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lek të reja.
2- Më datë 09.01.2017, në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorin tip ”Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.
3.-Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.