Me sa duket një incident tjetër me policinë i ka ndodhur ditën e sotme Stresit. Disa qytetarë në Durrës kanë qenë dëshmitarë të momentit kur ai është ndaluar nga policia dhe në makinën e tij sportive të kuqe tip Corvette ata kanë realizuar një kontroll të imtësishëm.
Raportohet se Stresi u shoqërua në rajon dhe njëri nga policiët hipi në makinën e tij për ta dërguar pranë komisariatit. Nuk dihet ende arsyeja se përse ai u shoqërua. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në zonën e plazhit./joq