Prokurori i antimafias italiane Franco Roberti e ka cilësuar tepër shqetësues fenomenin e trafikut të drogës nga Shqipëria. Ai tha se janë rritur përpjekjet për të luftuar fenomenin, dhe për këtë u zhvilluan edhe takime koordinuese në Tiranë.
“Ne kohët e fundit shkuam së bashku me prokurorët e Barit, Leçes dhe Catanzaros për t’u takuar me kolegët shqiptarë në Tiranë, vetëm për të nxitur bashkëpunim më të ngushtë dhe të kërkojmë hetime në atë territor, sepse në fakt kemi parë se trafik i drogës nga Shqipëria në Pulia dhe Kalabri janë rritur ndjeshëm. Flasim për tonelata dhe pikërisht disa ditë para se të shkonim në Tiranë, është sekuestruar një ton drogë në Puglia. Në takimi u diskutua për këtë çështje, nga ky zbulim, por prej kohësh kemi verifikuar se trafiqet janë rritur ndjeshëm”, tha Roberti./a.m.