Terroristi Khalid Masood ka kopjuar teknikat e ISIS-t por nuk ka fakte që ai ishte në kontakt me grupin terrorist. Informacioni u dha nga policia në Londër.
Policia publikoi detaje nga hetimet pas sulmit në Westminister ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë të mërkurën e kaluar.
“Nuk kemi gjetur fakte të një lidhje me ISIS-in ose Al-Kaidën, por është e qartë se ai ishte i interesuar për Xhihadin”, njoftoi policia./a.m.