Elseid Hysaj ka thënë se dy lojtarë nuk mund të prishin grupin, pasi Kombëtarja është e bashkuar
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka komentuar largimin e Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit nga Shqipëria.
Ai insiston se në skuadër janë 23 lojtarë të bashkuar dhe dy nuk mund të prishin grupin.
“Dy lojtarë nuk mund të prishin grupin dhe Kombëtaren. Jemi 23 lojtarë dhe jemi të bashkuar. Nëse nuk luan njëri, atëherë luan tjetri.
Synimi ynë është të stërvitemi mirë dhe të luajmë mirë”, ka thënë Hysaj gjatë konferencës për media para ndeshjes me Bosnjë dhe Hercegovinën, citohet “Express”. (b.an)