Teegan Harvey është vajza e agresorit të sulmit në Londër Khalid Masood. 18-vjeçarja është bërë e njohur vetëm pak ditë pasi babai i saj i cilësuar si xhihadist vrau të paktën 4 persona duke shkaktuar frikë dhe panic në Britani dhe jo vetëm. Teegan është cilësuar si vajza e cila luftoi e para kundër idealeve të babait të saj. ndryshe nga motra e saj 24 vjeç e cila u vesh me veshjen muslimane, 18-vjeçarja arriti të tejkalonte presionin dhe vendosi të jetonte ndryshe, të vishej ndryshe sipas stilit perëndimor. Ajo nuk pranoi të vishte burka.
Dy vajzat janë të bijat e Jane Harvey ish gruaja e Masood, të cilën e takoi në 1991 dhe pak vite më pas ai u radikalizua. Më pas në vitin 2004 Masood u martua me një vajzë të re muslimane. Masood këtë të mërkurë vrau të paktën 4 persona. Hipur në automjetin e tij ai eci me shpejtësi drejt urës Eestminster duke vrarë 3 persona dhe më pas iu drejtua parlamentit ku vrau me thikë një polic. 52-vjecari u vra më pas nga policia ndërsa shteti islamik mori përsipër sulmin duke thënë se ishte realizuar nga një ushtar i saj.
ma.me