Kryeministri Rama, pasi ishte i pranishëm në Vlorë në aktivitetin për 20-vjetorin e tragjedisë së Otrantos, ka zgjedhur shtëpinë e dy të moshuarve në Selenicë për t’u dorëzuar personalisht lejet e legalizimit. Kryeministri, që shquhet për origjinalitetin e tij, është ulur në tryezë me të moshuarit dhe kanë ngritur edhe nga një dolli me raki. Rama deklaroi se kjo ishte leja e fundit nga 450 shtëpi të legalizuara në Selenicë. Takimi me dy të moshuarit, në shtëpinë e këtyrë dy të fundit, u transmetua direkt në faqen e facebook-ut të kryeministrit, ku nuk munguan as reagimet e qytetarëve që i sugjeronin të mos pinte shume, por që i përmendin edhe protestën e pd.
Gjatë bashkëbisedimit të kryeministrit me familjarët nuk kanë munguar as batutat.
Rama është kthyer pas në kohë duke kujtuar vitet e tij shkollore ku për një poezi erotike ka rrezikuar thyerjen e notës në sjellje.
“Paska karamele Zana këtu. Ta marrim një me vete. Një Zana për Zahon. Kur isha në Lice kam bërë një poezi për karamele Zana, kanë qenë duke më thyer notën në sjellje. Një poezi erotike për karamele Zana për pak më thyen notën në sjellje. E mbaj mend po nuk e them këtu tani, megjithëse nënës ia them në vesh se gjyshet kanë më shumë humor se gjyshërit”, tha Rama.
Në vijim, një prej të moshuarave i thotë Ramës se bashkëshorti i saj ka bërë gjithë jetën punë të rëndë.
“Ka bërë punë të rëndë, gjithë jetën në minierë, nëntokë, i ka rënë minierës me kokë. Dilte nga miniera në orën tre, në mëngjes ngrihej prapë dhe ikte në punë”, tha e moshuara për bashkëshortin e saj.
Por edhe këtu Rama nuk harroi të bëjë batutën: “Po me ty kur merrej apo…“, iu drejtua Rama.
ERTV Live? – Ne familjen e Llambi Petrajt ne Selenice, ku sapo eshte mbyllur plotesisht procesi i legalizimit? 4 legalizime gjithsej 2005 -2013! 435 legalizime dhe FALAS 2015 – 2017?
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 26. März 2017
a.ç