Një rrjet prostitucioni i krijuar në internet kishte nxjerre në shitje virgjërinë e një të miture. Ky grup i krijuar në Spanjë ka rëne në pranga të policisë. Në Marbella të Spanjës jugore, u arrestuan anëtaret e grupit ku virgjërinë e një të miture e shisnin me çmimin për më shumë se 5000 euro.
“Hetimi çoi në arrestimin e shtatë personave për prostitucion, shfrytëzim seksual dhe joshje të të miturve, si dhe për akuzat ndaj një 16-vjeçareje, të cilën e kishin nxjerrë në internet duke i vënë çmim virgjërisë së saj” tha policia në një deklaratë.
Rrjeti ofronte shërbime të ndryshme seksuale në shtëpi në vendpushimin e Marbellas, Andaluzi. Lidhur me hetimin dhe kapjen e këtij grupi thuhet se llimisht policia kishte marrë një email anonim ku thuhej se vajza e reklamuar ishte 18 vjeç, por në fakt ajo dukej shumë më e re. Pastaj një tjetër qytetar që kishte kontaktuar policinë u kishte rrëfyer se vajza ishte 16 vjeç. Por ajo që zbuloi policia ishte akoma më re rëndë pasi rrjeti që i shfrytëzonte të miturat bashkëpunonte dhe kompanitë e taksive. Kjo taktikë e përdorur prej tyre shërbente për ti çuar të miturat në hotel apo dhe në shtëpitë e klientëve
a.ç