Në sallonin Baselworld 2017, gjiganti i orëve Fossil Group njoftoi se do të marrë pjesë me një numër të lartë orësh inteligjente, që rrjedhin nga markat kryesore që janë të lidhura me kompaninë, mes të cilave gjejmë Diesel, Armani, DKNY, Kate Spade, Michael Kors dhe sigurisht Fossil.
Orët do të ndahen në dy kategori kryesore, e para përbëhet nga pajisjet që kanë sistem operativ Android Wear, i dyti nga ora hibride që kanë funksione smart.
Modelet më interesante janë Diesel, Emporio Armani dhe dy modelet Michael Kors Access Grayson dhe Sofie, sigurisht dhe modelet më të fundit Fossil Q Venture dhe Q Explorist, që sipas kompanisë do të jenë orët inteligjente më të lehta me sistem Android Ëear.
Në kategorinë e dytë gjejmë ora që ushqehen nga bateri tradicionale, me një stil më klasik dhe funksione mekanike, transmeton kp.
Por do të kenë disa funksione smart për të marrë njoftime të ndryshme dhe për të monitoruar aktivitetin fizik.
Për fat të keq, Fossil nuk ka dhënë asnjë detaj mbi të dhënat teknike dhe datat e daljes në treg të gjithë këtyre pajisjeve që me siguri do të shfaqen para fundit të vitit 2017. (b.an)