Pas largimit nga grumbullimi i kombëtares shqiptare së bashku me mesfushorin tjetër Amir Abrashi dhe zërave për një sherr të mundshëm me trajnerin Gianni De Biasi ka reaguar vetë Taulant Xhaka. Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Bazelit, ka postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një foto me Abrashin.
Bashkangjitur fotos ai shkruan: “Deri në vdekje
#Abrashi #TX14 # La Familia!”. Mësohet gjithashtu se pas përfundimit të ndeshjes ndaj Italisë, ku Xhaka dhe Abrashi nuk u aktivizuan asnjë minutë nga trajneri De Biazi, ata nuk udhëtuan me skuadrën drejt Shqipërisë për të qënë i gatshëm në ndeshjen miqësore kundër Bosnjës. Një grindje mes të dyve, e mohoi dhe vetë tekniku italian në konferencë për shtyp.