Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u kërkoi 27 vendeve të BE-së që të dëshmojnë sot se janë drejtuesit e Evropës, në një fjalim me rastin e 60-vjetorit të traktatit të themelimit të Unionit.
“Unioni pas Romës duhet të jetë më shumë se më parë, një Union me të njëjtat parime, një union me një sovranitet të jashtëm, një Union me unitet politik”, theksoi Tusk para 27 presidentëve dhe kryaministrave të Bashkimit Evropian, në momentin ku Britania e Madhe po përgatitet të lërë partnerët.