Ademi dhe Ejona, dy nga banorët e Big Brother, tregojnë se prindërit e tyre nuk e dinin që ata do të futeshin në Big Brother, pasi i kishin thënë se do të niseshin për në Gjermani.
“Pres ndonjë surprizë nga ata, pasi nuk e dinin që do të hynin në Big Brother. Ndoshta ndonjë mesazh në video. Ndoshta do t’i kenë bërë ndonjë intervistë”, thotë Ademi. Ndërkohë, Lupçe i tregon se ai e kishte pyetur babain para se të futej, por ai ja kishte lënë në dorë atij të vendoste. “Ti ke dhe shkollën, më tha babain, por e di vet se si duhet të veprosh”, tregon Lupçe. Por Ademi thotë më pas se arsyeja që nuk ja kishin thënë prindërve nuk kishte të bënte me faktin se ata nuk donin që ata të futeshin në Big Brother, por problemi qëndronte te djali i tyre. “Ndoshta do ta kenë kuptuar, pasi më mbajtën djalin”, thotë Ademi./t.ch