Me 21 vota, kreu i Këshillit të Qarkut të Lezhës Gjokë Noka është shkarkuar nga ky post.
Mësohet se shkarkimi është bërë në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli, ku gjithashtu është emëruar edhe kryetari i ri, Kristjan Gjidoda.
Pas vendimit të marrë ndaj tij nga të gjitha palët, Noka ka pasur edhe një reagim për mediat.
“Mbledhja e zhvilluar është një celulë e paligjshme. Nuk kishte kuorumin e nevojshëm. Ky ishte një organizim për të marrë peng bashkinë e Lezhës”, -tha Noka.