Pranë vetes gjithmonë duhet të keni fruta të thara, sidomos kur moti është i ftohtë, sepse përmbajnë substanca të rëndësishme për organizmin. Këtë e ka rekomanduar eksperti i njohur nga Vjena, profesor Dr. Hademar Bankhofer.
Arsyet e konsumimit të frutave të thara janë këto:
– Ato janë të pasura me magnez, një mineral që relakson muskujt, heq stresin dhe përmirëson gjumin, si dhe vitaminë B kompleks që forcon sistemin nervor.
– Ato janë të pasura me hekur, i cili përmirëson imunitetin, pasqyrën e gjakut dhe vitalitetin.
– Nëse konsumohen në baza ditore, personi që i konsumon do të ketë tretje më të mirë dhe qarkullim më të mirë në kokë.
– Frutat e thata më së miri është që të konsumohen në mëngjes, të priten imët dhe të përzihen me kos.
Bananet dhe mollat e thata janë më të dobishme se sa frutat e tjera, sepse ato kanë më së shumti magnez, hekur dhe vitaminë B. Nutricionistët i rekomandojmë në vend të ëmbëlsirave, veçanërisht njerëzit që janë të ekspozuar ndaj stresit të përditshëm si një mburojë e përsosur në situata të tilla, citon ”GazetaExpress”. (b.an)