Presidenti rus, Vladimir Putin përfaqëson një vizion të ri të një botë multipolare, deklaroi sot drejtuesja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen gjatë një vizite në Moskë, pasi u prit në Kremlin nga presidenti rus.
“Unë mbroj një botë multipolare dhe mbroj bashkëpunimin mes kombeve të lira. Mendoj se presidenti rus, Vladimir Putin, përfaqëson gjithashtu një vizion të ri të botës”, deklaroi ajo në një konferencë shtypi në Moskë, ku presidentja e Frontit National, në krye të sondazheve zhvilloi një vizitë të paktën një muaj nga zgjedhjet presidenciale.
Duke përmendur “erën e re” që është shfaqur këto vitet e fundit Le Pen theksoi se kjo është “koha e Vladimir Putinit, koha e Donald Trump në SHBA, Koha e Modit në Indi”, duke shtuar se ajo ndante me këto vende një vizion bashkëpunimi dhe jo një vizion nënshtrimi, luftënxitës, i tillë si ai që është shfaqur shpesh nga Bashkimi Evropian.
Presidenti rus, Vladimir Putin priti sot për herë të parë drejtuesen e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen duke e siguruar se nuk do të kishte ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale franceze. /b.d