2016 – Tribunali i Hagës dënoi me 40 vjet burgim ish-presidentin e Republikës Serbe dhe komandantin e saj suprem të forcave të armatosura, Radovan Karaxhiç (71). Karaxhiç është gjetur fajtor për gjenocid në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit kundër myslimanëve dhe kroatëve gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95.
1882 – Vdiq shkrimtari amerikan Henry Wadsworth Longfellow, autor i poemës epike “Hiaëatha”, në të cilën ai paraqiti pasurinë e folklorit të indianëve të Amerikës së Veriut.
1905 – Vdiq shkrimtari francez Jules Verne, romanet e tij të fikshënit shkencor kanë luajtur një rol të madh në popullarizimin e shkencës dhe parashikoi shumë përparime shkencore që do ndodhnin më vonë. Ai ka shkruar 57 romane, më të njohurit janë “Rreth botës në 80 ditë”, “Njëzet mijë lega nën det”, “Udhëtim në Hënë”, “Udhëtim në Qendrën e Tokës”, “pesë javë në ballon”. (b.an)