Edhe pse hyrja në Big Brother u pa si një mundësi e dytë për rilidhjen e “çiftit pa kufij”, duket se gjërat nuk po shkojnë në anën e duhur për Kein dhe Vivin. Për vajzat po bëhet gjithnjë e më vështirë rilindja e ndjenjave ndaj njëra tjetrës. Ndërsa Kei është shumë aktive. Kei është paraqitur deri tani mjaft aktive, ndërsa krejt e kundërta ka ndodhur me Vivin. Për këtë, Kei ka tentuar të flasë disa herë me Vivin, por nuk është se ka marrë ndonjë përgjigje nga ana e saj.
Në këtë situatë, gjithnjë e më shumë, kemi parë një afrimitet të Keit me Fiorentinën dhe Olsin. Vajza ka krijuar një marrëdhënie të mirë me çiftin. Ata diskutojnë shpesh me njëri tjetrin për tema të ndryshme, por edhe për banorët e tjerë.
Kei ka thënë më parë se do ta bëjë Olsin të futet në krevat me të, ndërsa tashmë ka ardhur edhe një puthje në faqe ndaj Fiorentinës. Çdo të ndodh në vazhdim…?
a.ç