Albana Osmani është e njohur si një nga moderatoret simpatike të televizioneve shqiptarel. Por sot është bërë subjekt i mediave jo për profesionalizmin e saj, por për shkak të një dhuratë të papritur.
Fakti që ka tërhequr më shumë vëmendje ka të bëjë se kjo dhuratë i është bërë asaj nga Kryeministri Edi Rama.
“Dhurata më e çmuar për mua nga kryeministri dhe piktori im i preferuar Edi Rama”, këto fjalë shkruan moderatorja e njohur, Albana Osmani teksa ndan dhuratën me ndjekësit e saj.
Ky i fundit i ka dhuruar asaj një fletore me vizatimet e tij, të cilat kohë më parë i ka vendosur në ekspozitë. Albana Osmani është ndjerë mjaft e privilegjuar nga kjo dhuratë dhe nuk kanë nguruar ta shpërndajë në rrjete sociale.