Ish- zëvendësi i De Biasit në stolin e kombëtares shqiptare Paolo Tramezzani ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera ku ka komentuar sfidën e shumëpritur për shqiptarët.
“Do ta shikoj nga televizori, mundësisht vetëm është më mirë. Fiton Shqipëria. Për ta është si një finale botërori, nuk është thjeshtë një ndeshje, është histori. Ne italianët nuk mund ta kuptojmë”, thotë Tramezzani.
Më tej ai thotë se “Italia është më e fortë, por Shqipërisë i duhen pikë pas humbjes me Izraelin”.
Ai zbulon se FSHF i kishte siguruar një biletë në tribunën VIP, por pasi u mendua ai refuzoi, duke e cilësuar të papërshtatshme praninë në këtë moment.
Tramezzani rrëfen eksperincën në Shqipëri si të paharrueshme.
“Eksperianca në Shqipëri më ndryshoi jetën, më mësoi shumë gjëra. Për shembull që dua të jem trajner i parë, të marr përgjegjësitë e mia në mënyrë ekskluzive. Ishte momenti i duhur dhe De Biasi më kuptoi kur fola me të 6 muaj më parë”, tha Tramezzani.