Shqipëria është ndër vendet me shpejtësinë më të ulët të internetit. Në Europë ajo renditet e dyta, pas Malit të Zi (4.6Mbps) me 5Mbps sipas veleunomad.com. Kjo e renditje e bën atë një vend jo tërheqës për investime nga kompani të ndryshme të telekomunikacionit. Si shkaqe të nivelit të ulët të shpejtësisë së internetit nënvizohen kushtet e dobëta të biznesit si dhe PPB-ja e ulët.
Megjithatë statistikat e fundit tregojnë se Shqipëria vit pas viti ka rritur penetrimin e internetit për banorë. Në vitin 2016 norma e penetrimit ishte 62.8% nga 62% që ishte në vitin 2015 dhe 60.01% në 2014-ën. Përdoruesit shqiptarë të internetit zënë 0.1% të totalit botëror.
Në shkallë botërore, Europa renditet ndër kontinentet që zbaton një shpejtësi të lartë sa i përket internetit, falë tregjeve të hapura, infrastrukturës dhe përpjekjeve për kërkime në teknologji. Disa nga shtetet me shpejtësi të madhe të internetit gjenden në Europë. Suedia është ndër këto vende me shpejtësi mesatare ndërlidhjeje 17.5 Mpbs shkruan Monitor.
Ndërsa sipas Akmai referuar të dhënave të tremujorit të fundit të 2016-ës, Korea e Jugut është vendi me shpejtësinë më të lartë në botë 26.1Mbps, 8.9 më e lartë se në SHBA. Norvegjia renditet e dyta me 23.6Mbps ose 2.5Mbps më shumë se vitin e kaluar. Pas ndjekin vende si Suedia ( 22.8 Mbps), Hong Kongu me 21.9Mbps, Zvicra me 21.2Mbps. këto vende përbëjnë edhe 5-shen e vendeve me shpejtësi më të lartë në botë.
Renditja
Ndërsa vendet me shpejtësi më të ulët të internetit në Europë janë:
5 – Bjellorusia-Shpejtësia e internetit: 6Mbps
4 – Bosnjë dhe Hercegovina-Shpejtësia e internetit: 5.7 Mbps
3 – Kroacia-Shpejtësia e internetit: 5.5 Mbps
2 – Shqipëria-Shpejtësia e internetit: 5 Mbps
1 – Mali i Zi-Shpejtësia e internetit: 4.6 Mbps
/a.m.